Bazuar në ligjin nr.80/2015, "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, neni 3 pika 4/b,neni 4 pika 1, neni 25 pika 8, neni 38, pika 1/a dhe 3 neni 42 pika 7, neni 69 pika 3, neni 74 pika 2, neni 135, Senati Akademik në mbledhjen e datës 13 Janar 2017, vendosi: -Kriteret e pranimit për studentët e ciklit të parë të studimit,për vitin akademik 2017-2018, të jenë si më poshtë vijon: -Për shkollat e mesme të përgjithshme (gjimnaze) dhe për shkollat e mesme të profilizuara (profili tekniko/ekonomike) -Nota mesatare e shkollës së mesme apo të profilizuar (nota mesatare e thjeshtë),për të gjitha vitet,përfshirë provimet e maturës shtetërore,te jetë në masën 60%. -Nota mesatare e gruplëndëve të përcaktuara për çdo program studimi të ciklit të parë,të jetë në masën 40% (sipas linkut bashkëlidhur). http://umt.edu.al/new/index.php/studentet/kriteret-e-pranimit

Përditësimi i fundit 30 mars 2017